Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri indian Narendra Modi, i kanë bërë thirrje Pakistanit “të sigurohet se territori i tij nuk po përdoret për nisje të sulmeve terroriste në vendet e tjera”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Sipas njoftimit që është bërë publik pas takimit Trump – Modi në Uashington, të dy palët u zotuan për forcimin e bashkëpunimit në luftimin grupeve militante me bazë në Pakistan.
Nju Delhi ka fajësuar militantët e grupeve Jaish-e-Mohammad dhe Lashkar-e-Taiba për sulmet e viteve të fundit të territorin indian.
Trump ka thënë se India është pajtuar për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër “ terrorizmit radial” si dhe e falenderoi kryeministrin indian për blerjen e paisjeve ushtarake ajrore nga SHBA-ja, në vlerë 2.4 miliardë dollarë.
Administrata e Trumpit është e para që ka vendosur t’i shesë pajisje të tilla Indisë. Në to përfshihen disa dronë të me anë të të cilëve Kina synon mbikqyrjen e Oqeanit Indian, krahas rritjes se prezencës së Kinës së këtë hapësirë.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se shitja e dronëve të pa armatosur nuk paraqet kërcënim për Pakistanin.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...