Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, tha se këtë vit po shënohen në Kosovë Dita Kombëtare e Kroacisë dhe shënimi i 9 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
“Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, është shumë mirë. Kemi dy komunitete. Këtu në Kosovë kemi kroatët edhe pse është komunitet i vogël, ai është historik. Kemi edhe komunitetet shqiptar nga Kosova që jeton në Kroaci. Ata kanë kontribuar shumë për Kroacinë. Presim të zhvillojmë edhe më shumë bashkëpunimin në shumë fusha”, tha Kapitanoviq, për RTK-në.
Kapitanoviq, tha se përvjetorët janë kur reflektohet se çka është arritur. ‘Ne kemi arritur dy synimet, anëtarësimin në NATO dhe BE. Tranzicioni nuk ndalet, duhet punuar që të kemi zhvillim dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, tha ajo.
Sipas saj, Kosova dhe Kroacia kanë lidhje emocionale. ‘Kemi bashkëpunim në sferën konike, kulturë, biblioteka kombëtare, institucioneve të mjedisit. Ka hapësirë për përmirësime”, tha ajo.
Sipas saj për të rritur investime, duhet të kemi sundim të ligjit. Ajo bëri me dije se në Kosovë, jetojnë 200 kroatë.
“Ata jenë me shekuj këtu. Ka probleme esenciale, infrastruktura dhe punësimi. Duhet të bëjmë më shumë edhe për ta edhe për qytetarët e Kosovës”, tha ajo.
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera