Google ADS

Kadetët e FSK-së përkrah 31 shteteve

14:08 | 27 Qershor 2017
arbresh.info

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u nisën të hënën për në Republikën e Maqedonisë për të marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtar të kadetëve “Kampi veror 2017” në Krivollak dhe Pepelishtë.

Ushtrimi ndërkombëtar i kadetëve ka karakter garues dhe organizohet nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë, ku do të zgjasë deri më 10.07.2017. Pjesëmarrës do jenë kadetë nga 31 shtete të Botës, ndërsa  FSK-ja do të  përfaqësohet nga një kontingjent prej 10 kadetëve të QSU-së, shkruan arbresh.info.

Për t’i përcjellë kadetët për në Republikën e Maqedonisë kishin dalë shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri, nënkolonel Bekim Zejnullahu nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS) si dhe komandanti i QSU-së, major Avni Kiqina, bënë të ditur ministria e FSK.

Me këtë rast, kadetët e FSK-së i përshëndeti kolonel Haziri, i cili ju uroj suksese gjatë këtij trajnimi, të cilin e vlerësoi si mjaft sfidues dhe të rëndësishëm për QSU-në dhe FSK-në në përgjithësi.

Njëherësh ai  kërkoi  nga kadetët  që të jenë të disiplinuar dhe bashkëpunues me njëri- tjetrin, në mënyrë që të arrijnë ta përfaqësojnë FSK-në sa më denjësisht, shkruan arbresh.info.

Kjo është hera e gjashtë që kadetë të FSK-së marrin pjesë në ushtrime të këtij lloji bashkë me kadetë nga shtete të ndryshme, të cilët vazhdimisht kanë arritur suksese dhe janë dalluar me paraqitjen e  tyre  të shkëlqyeshme si në operacione individuale ashtu edhe dhe ato kolektive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme