Për herë të parë në historinë e Kosovës do të valojë flamuri i Kosovës në një ndeshje të garës më prestigjioze të futbollit evropian, Ligës së Kampionëve.
Tashmë flamuri i Kosovës është vendosur në stadiumin e Vikingurit në Ishujt Faroe, ku Trepça ’89 ka udhëtuar për të zhvilluar ndeshjen e parë për ndonjë klub kosovar në këtë nivel të futbollit evropian.
Edhe pse në miniaturë, flamuri i Kosovës duket mjaft bukur përkrah flamujve tjerë të vendosur në stadium, sidomos pasi që është hera e parë dhe historia po shkruhet me ngjyra të arta për futbollin kosovar, ashtu siç është edhe harta e vendit në flamurin e shtetit tonë me ngjyrë të artë, shkruan Telegrafi.
Trepça ’89 tashmë ka zbarkuar në Ishujt Faroe ku sonte do të zhvillohet dueli historik në Ligën e Kampionëve.
Klubi kosovar ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes, teksa sytë e gjithë futbollit evropian janë kah klubi kosovar që do të tentojë të befasojë të gjithë me paraqitjen dhe suksesin eventual qysh në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...