Google ADS

Konfirmohet përgjegjësia e Holandës në Srebrenicë

11:37 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Një gjykatë e apelit në Holandë ka konfirmuar se Holanda mban pjesërisht përgjegjësinë për vdekjen e më shumë se 300 myslimanëve në Srebrenicë, nga të cilët ishte kërkuar të largoheshin nga një bazë holandeze në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Vendimi I Gjykatës së Apelit në Hagë konfirmon vendimin e vitit 2014, në bazë të të cilit paqeruajtësit holandezë e kanë ditur se personat që kishin kërkuar strehim brenda bazës së tyre në fshatin Potoçari do të vriteshin nga forcat serbe të Bosnjës, gjë e cila edhe ka ndodhur.

Vendimi shihet si i jashtëzakonshëm, duke qenë se Kombet e Bashkuara gëzojnë imunitet nga përndjekja ligjore. Megjithatë, rasti i paqeruajtësve holandezë është i veçantë, sepse bën fjalë për përgjegjësinë e një shteti pjesëmarrës në një mission paqeruajtës në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme