Ministri në largim i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se vizita e sotme e delegacionit nga shteti IOWA në vendin tonë do të thellojë raportet mes Kosovës dhe këtij shteti federal amerikan.
Ai ka thënë se Kosova ka një partneritet strategjik me SHBA-të dhe falë angazhimit të këtij shteti të fuqishëm ne sot jemi të lirë dhe ndërtojmë vendin tonë.
“Jemi jashtëzakonisht të nderuar që sot kemi rastin të hapim vizitën e delegacionit të lartë të shtetit të IOWA-s, shtetit mik. Një partnerit të fuqishëm të Republikës së Kosovës, i cili shtet po e ndihmon Kosovën në shumë segmente. Në cilësinë e ministrit të Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës iu dëshiroj mirëseardhje këtij delegacioni të lartë dhe jam i sigurt që kjo vizitë do të jetë shumë produktive, që do të thellojë raportet vëllazërore dhe miqësore të shtetit të IOWA-s me Republikën e Kosovës. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen që i ka dhënë Qeveria amerikane, ndërtimit të shtetit tonë. Ne kemi një partneritet strategjik me SHBA-të dhe falë angazhimit të SHBA-ve ne sot jemi të lirë dhe ndërtojmë shtetin tonë“, tha ai.
Ndërkaq ministri në detyrë i Bujqësisë Memli Krasniqi tha se kanë pasur bashkëpunim konkret me IOWA-n dhe se Kosova ka çka të mësojë nga ta në sektorin e bujqësisë. “Ne kemi pasur një bashkëpunim konkret me IOWA-n. Kosova ka çka të mësojë nga IOWA për fushën e bujqësisë veçanërisht. Besoj që kjo mund të shihet jo vetëm tek puna në fermë për dhe te pjesa e edukimit. Si sektor bujqësia në Kosovë tradicionalisht, ka pasur një rol të rëndësishëm dhe një rol qendror vazhdon ta ketë edhe tash. 12 për qind e BPV të GDP-së vjen drejtpërdrejt nga bujqësia dhe sipas vlerësimeve të BB rreth 20 për qind e gjithë punësimit në Kosovë, të hyrave që gjenerohen nga familjet e ndryshme, në vendin tonë vijnë nga bujqësia”, tha Krasniqi.
Ndërsa gjeneral Rrahman Rama nga FSK, tha se pa përkrahjen e IOWA, FSK nuk do të ishte në këtë pozitën ku ndodhet sot. “Fal përkushtimit, angazhimit dhe përkrahjes që kemi pasur ne si FSK jemi sot ku jemi. Pa përkrahjen e tyre ne nuk do të ishim në këtë pozitë ku jemi sot. Jemi sot institucioni më i respektueshëm në Kosovë, jo tash por që pesë vite. Kemi përkrahje të jashtëzakonshme në të gjitha fushat por që vlen të theksohet në aspektin logjistik, të komunikimit”, tha ai.
Ndërkaq major General Timothy E. Orr, adjutant i Përgjithshëm i shtetit të IOWA tha se ata janë këtu që të veprojnë. “Këtu ka potencial të madh. Siç thotë shprehja “Vizioni pa veprim, nuk është asgjë më shumë së një zbrazëti”. Pra, ne jemi këtu të veprojmë dhe siç e thamë edhe më parë të kalojmë në nivelin tjetër. Ne kemi njerëzit e duhur në dhomën e duhur, me marrëdhëniet e duhura pra, e gjitha varet nga veprimi. Unë e pres me padurim këtë javë në mënyrë që të vazhdojmë më dialogun dhe mundësitë për veprim dhe inkoorporim mes Kosovës dhe shtetit të IOWA-s”, tha ai/arbresh.info/
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...