Tre të mitur shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga persona deri tash të panjohur, me ç’rast njëri prej tyre ka marrë lëndime në kokë dhe është trajtuar në spital, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në sheshin “Kral Petar” në veri të Mitrovicës.
“Të rinjtë shqiptarë janë sulmuar mbrëmë nga katër persona të panjohur, derisa po shëtitnin në shëtitoren ‘Kral Petar’ në veri të qytetit. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime serioze në kokë, ndërsa viktimat kanë arritur të ikin shpejt në pjesën jugore, përmes urës kryesore të Ibrit”, kanë thënë burimet.
Mësohet se viktimat më vonë kanë dhënë deklaratat e tyre rreth incidentit në stacionin policor në veri, dhe për shkak të moshës, gjatë dhënies së deklaratave të pranishëm kanë qenë edhe prindërit e tyre, ndërsa policia po heton rastin.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...