Vazhdojnë sherret post-Big Brother, Ambra sulmon Xhenin (FOTO)

08:34 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Ishte Dona ajo që nxiti një sherr ditën e djeshme kur në video live u shpreh se Xheni nuk e arrin as atë, as Ambrën tek maja e këpucës.
Pak orë më vonë reagoi edhe Xheni e cila i shkruante Donës se shitej për 10 mijë lekë (Lexo më shumë). Dona nuk reagoi, por i dashuri i saj Musa ndërhyri me anë të një postimi në Instastory. Pas gjithë kësaj, ka reaguar edhe Ambra. Në një video live mbrëmjen e djeshme, Ambra nuk mund t’i shpëtonte pyetjes së fansave se çfarë ka me Xhenin.

Në fillim ish-banorja tha se me Xhenin nuk ka asgjë e madje as nuk e njeh që të jenë takuar, por pasi fansat e Xhenit po shkruanin në komente se ajo (Xheni) ka mbështetjen e tyre, Ambra u nxeh.

“Kur kam qenë unë e famshme, Xheni as që njihej”, tha Ambra.

screenshot_2

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme