Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 95 % të votave. Teksa janë numëruar rreth 5100 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 50.64% të votave, e ndjekur nga PD me 30.23% të votave dhe LSI me 15.12% të votave.
Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh me 74 deputetë në rang kombëtar.Në vendin e dytë renditet PD me 43 mandate në rang kombëtar.
Ndërkohë LSI vijon të renditet forcë e tretë me 19 mandate deputetësh dhe PDIU me 3 mandate pasi kreu i saj, Shpëtim Idrizi ka humbur mandatin ne Tiranë.Ndërsa i vetmi kandidat nga partitë e vogla që momentalisht e ka siguruar hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër.
Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.
Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.
Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...