Sipas një studimi vdekja apo humbja e një personi të afërt, jo vetëm ndihet si një thyerje e zemrës, por në të vërtetë mund të shkaktojë ndryshime fizike që ojnë në probleme serioze të zemrës.
Studimi ka gjetur që njerëzit të cilëve u vdes partneri janë në rrezik më të lartë për të rrahura të shpejta të zemrës, apo çrregullim të të rrahurash efektet e të cilave zgjasin, transmeton portali arbresh.info.
Hulumtuesit kanë studiuar gjatë një fenomen të quajtur kardiomiopatia e stresit, ose sindromi i zemrës së thyer, që është kur një ngjarje shumë e vështirë, siç është vdekja e një bashkëshorti, shkakton që një person të ndjehet si ata që kanë sulm në zemër.
Kjo mund të përfshijë frymëmarrjeje të shkurtuar dhe dhimbje në gjoks, por pa arterie të bllokuara. Ekspertët sugjerojnë që një rritje e hormoneve të stresit që shkaktohen nga një ngjarje emociononte mund të jetë përgjegjëse.
Në studimin e ri, të botuar në revistën Open Heart, kërkuesit shqyrtuan nëse humbja e një partneri mund të kontribuojë gjithashtu në një rrezik më të lartë për fibrilizimin atrial dhe nëse po, sa i madh është ky rrezik.
Megjithatë, nuk është hera e parë që sugjerohet se stresuesit e rëndë të jetës mund të nxisin probleme në zemër./Arbresh.info
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...
Musliu pas dështimit të Komisionit të AKI-së: Zyba bëri pres...
SHBA-ja, e shqetësuar që Izraeli e ndaloi agjencinë e OKB-së...