Për arsye se në magjistralen Prishtinë-Podujevë është rritur numri i aksidenteve, sidomos në kohën e festave, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm në vozitje, njofton Klan Kosova.
Sipas togerit, Nazmi Zogaj shpejtësia është arsyeja kryesore që sjell aksidentet dhe për këtë arsye sipas tij “drejtuesit duhet të jenë të kujdesshëm në rrugë”.
“Nuk do ta falim askënd që shkel rregullat e komunikacionit dhe qytetarët duhet të kenë kujdes çdoherë jo vetëm gjatë festave”.
“Në komunikacion duhet të jetë i barabartë secili pasi rreziku që vjen nga aksidentet vjen nga cdokush që është pjesëmarrës në të” ka thënë Zogaj.
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai