Mërgimtari Kastriot Bala, është ndalur në magjistralen Prishtinë-Podujevë është përballur me persona të armatosur të cilët kanë tentuar ta plaçkitin. Edhe policia e ka konfirmuar rastin.
Kastriot Bala nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit të hënën në mëngjes erdhi nga Gjermania në Kosovë. Por ai sapo kaloi kufirin Kosovë-Serbi në Merdarë persona të panjohur tentuan ta plaçkitin.
Thotë se personat që tentuan ta plaçkitin kishin armë të tipit kallashnikov.
“Janë dalë dy persona me maska dhe kanë kërkuar para”, tregon ai për televizionin publik.
Ai tregon se si arriti tu shmanget atyre.
“Ju thash se tash u japi paratë, e kam shti kerrin në shpejtësi edhe kam ik”, tha ai.
Pasi u largua nga vendi, Bala tha se ka kontaktuar policinë e Kosovës.
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje