Google ADS

Erich Fromm, mjeshtër i mendimit modern

22:14 | 26 Qershor 2017
Arbresh.info

Erich Fromm u lind në Frankfurt më 1900 dhe vdiq në Lekarno më 1980. Studioi në Universitetin Heidelberg në Mynih si dhe në Institucionin e Psikanalizës në Berlin, shkruan portali arbresh.info.

Emigroi në SHBA më 1934 dhe është vlerësuar si njëri nga mjeshtrit e mëdhenj të mendimit modern.

Ai njihet si një psikolog social, psikoanalist, sociolog, filozof humanist e social-demokrat.

Lexoni më poshtë disa nga thëniet e tij më të mira:

Dashuria e papjekur thotë: “Të dua, sepse kam nevojë për ty.” Dashuria e pjekur thotë: “Kam nevojë për ty sepse të dua”.

Kreativiteti kërkon guximin për të lënë gjërat e sigurta.

Dashuria është përgjigja e vetme dhe e kënaqshme për problemin e ekzistencës njerëzore.

Njeriu është kafsha e vetme për të cilën ekzistenca e tij është një problem që ai duhet ta zgjidhë.

Vdekja është e hidhur, por ideja për të vdekur pa jetuar është e padurueshme.

Detyra kryesore e njeriut në jetë është të lindë vetveten, të bëhet ajo që ai është potencialisht. Produkti më i rëndësishëm i përpjekjes së tij është personaliteti i tij.

Kërkimi për siguri bllokon kërkimin e kuptimit. Pasiguria është kushti i vërtetë për të nxitur njeriun që të shpalosë fuqitë e tij.

Lakmia është një gropë e pafund që e shteron personin në një përpjekje të pafund për të kënaqur nevojën pa arritur ndonjëherë kënaqësinë.

Një nuk mund të jetë thellësisht i përgjegjshëm ndaj botës pa u trishtuar shumë shpesh.

Jo ai që ka shumë është i pasur, por ai që jep shumë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme