Bashkëshortja e këngëtarit Mehdin Përgjeqaj, Luljeta, për vite të tëra vazhdimisht ka pasur vëmendjen e medias.
E në këtë pjesë, ajo ka qenë goxha hermetike duke mos i dhënë material portaleve për të shkruajtur mbi përditshmërinë e detajet tjera nga jeta private.
Por, trendit të rrjeteve sociale që tashmë kanë depërtuar në secilin aspekt të jetës sonë nuk i ka shpëtuar as Lulja.
Bashkëshortja e Medës ka tash e disa muaj që i është bashkangjitur jetës së rrjeteve sociale përmes llogarisë së re të hapur në Instagram.
Në të, ajo po shpalos në baza ditore pjesë nga jeta e saj mes Gjermanisë dhe Kosovës
E pikërisht kjo distancë e madhe gjeografike shpesh bën që fizikisht një pjesë e familjes të ‘ndahet’, siç ka ndodhur dje për Bajram dhe sot.
Meda ka qenë në Kosovë, teksa Lulja me fëmijët në Gjermani dhe kjo ka bërë që malli të mos mungojë.
Përmes postimeve në Instagram, për dy ditë rresht ajo ka shprehur mallin për Medën mes tjerash duke u shprehur: ‘Na mungon, babai më i mirë në botë’.
Sidoqoftë, me shumë vite bashkë, tashmë distanca është dicka me të cilën çifti janë mësuar dhe si rrjedhojë, kjo nuk përbën fort problem. /Prive.al
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D