Këshilli Prokurorial kërkon rritje të buxhetit

22:15 | 26 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, ka thënë se kanë kërkuar nga shteti që të rritet buxheti.

“Kemi kërkuar mbi 13 milionë euro ndërsa i kemi në dispozicion 10 milionë”, ka thënë ai në KTV.

Për herë të parë është plotësuar sistemi prokurorial me numër të prokurorëve. Aktualisht i kemi 167 prokurorë, 18 janë në proces dhe 14 prokurorë serbë të rekrutuar që presin të fillojnë punën dhe numri në total do të jetë diku 201 në nivel vendi”, ka treguar Isufaj.

Isufaj ka treguar gjithashtu se në vitin 2017 Këshilli Prokurorial ka trajtuar rreth 30 raste disiplinore.

“Janë shqiptuar 8 masa të ndryshme disipline prokurorëve”, ka thënë ai

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme