Google ADS

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon Mogherini dhe Hahn

22:02 | 26 Qershor 2017
M. A.

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri.

Përfaqësuesja e Lartë për politikë të Jashtme, Frederica Mogherini dhe komisionari Johannes Hahn kanë përshëndetur zgjedhjet.

Sipas tyre, subjektet partiake kanë bërë fushatë lirisht.

“Procesi zgjedhor ishte paqësor dhe i rregullt. Do të angazhohemi që Shqipëria të ecë para në plotësimin e reformave për integrimin në BE”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme