Hakerët publikojnë 32 TB të kodit sekret të Windows 10

20:36 | 26 Qershor 2017
Arbresh.info

Hakerët kanë publikuar një sasi të madhe të kompilimit të kodit softuerik të Windows 10 në publik, transmeton The Register.

Sasia e të dhënave të publikuara janë 32 terabajt (TB), të cilat përfshijnë kodin burimor të Windows 10  dhe kodin e dedikuar kryesisht për përdorim të brendshëm në Microsoft.

Microsoft ka konfirmuar se bëhet fjalë për dosje legjitime, të cilat përmbajnë kodin me të cilin Windows 10 menaxhon harduerin, si dhe kodin për  USB, Wi-Fi dhe Bluetooth drivers.

Kanë rrjedhë edhe një numër i versioneve të pa publikuara të Windows 10, të cilët në të kaluarën janë përdorë vetëm në kuadër të Microsoft-it.

Hakerët tash kanë mundësinë që të konfirmojnë nëse ekzistojnë edhe lëshime të caktuara, të cilat mund të keqpërdoren.

Kodi besohet të jetë publikuar qysh në muajin mars në faqen BetaArchive.com, por moderatorët e faqes pohojnë se kodi ndërkohë është hequr.

Microsoft pohon se kriminelët e kibernetikës besohet të kenë arritur deri te kodi përmes rrugës Shared Source Initiative – programi, të cilin kompania e përdorë për të ndarë kodin burimor të Windows me prodhuesit më të njohur të PC dhe partnerët tjerë, transmeton Business Insider./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme