Lekaj: Ne synojmë LDK-në dhe AKR-në (VIDEO)

19:37 | 26 Qershor 2017
Arbresh.info

AAK-ja vazhdon të insistojë në një koalicion me LDK-në dhe AKR-në, pavarësisht që LDK nuk lodhet së deklaruari se aty ku është PDK-ja, LDK-ja nuk do të jetë.
Pal Lekaj ka thënë se nuk është mirë që LDK-ja të vërë vija të kuqe, duke thënë se edhe personalisht kishte deklaruar ndryshe, por që tash është në koalicion me PDK-në.

“Ne synojmë LDK-në dhe AKR-në’, tha ai për KTV-në.

Lekaj u shpreh optimist për një koalicion të tillë.

“Gjithçka është e mundshme në politikë dhe asnjëherë nuk duhet të thuhet jo edhe pikë”, tha Lekaj.

Mandatari i koalicionit PDK, AAK, Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë.

http://www.dailymotion.com/video/x5rynrg_pal-lekaj_news#tab_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme