Një shqiptar ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur gjatë një sherri ku u përdorën edhe armët e zjarrit, gjatë natës në Cavallermaggiore, komunë në provincën Cuneo, në Piemonte të Italisë.
Viktima është një 30-vjeçar, ndërsa i plagosur ka mbetur një 25-vjeçar, raporton prestigjiozja italiane “La Stampa”, pa bërë të ditur identitetet e shqiptarëve.
Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, dy shqiptarët ishin në makinën tip “Bmw X3”, e parkuar pranë disko “Evita”. Rreth orës 4:30, makinës së shqiptarëve i janë afruar disa persona (2 ose 3) në këmbë që pas një sherri me fjalë kanë qëlluar tre plumba. Autorët kanë qëlluar me një pushkë dhe një pistoletë ndaj shqiptarëve.
Më pas, ata dyshohet se ia mbathën në këmbë mes fushave pranë vendngjarjes. Nuk përjashtohet që autorët të kenë përdorur një makinë për t’u arratisur. 30-vjeçari shqiptar mbeti i vdekur, ndërsa 25-vjeçari, u plagos në kokë, e megjithatë arriti të telefononte ambulancën, ku është dërguar në spitalin e Savigliano-s, dhe po merr mjekim.
Raportohet se karabinierët janë tashmë në gjurmët e autorëve. Sherri që më pas solli vrasjen, dyshohet se ka ardhur për “çështje sentimentale”, raporton “La Stampa”.
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...