Sadri Ramabaja ka thënë se ka mbajtur kontakte me drejtuesit e Vetëvendosjes, partisë që i takon, edhe pse ky subjekt i distancua nga një deklaratë e tij.
“Dje jam takuar edhe Visar Ymerin dhe komunikimi ynë është shumë shoqëror”, ka thënë Ramabaja, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se është ndjerë mirë nga përkrahja e madhe që ka marrë në kohën kur nga një pjesë po kritikohej
“Mua më kanë gëzuar telefonatat prej shumë njerëzve dhe falënderoj Alfred Ndojën i cili publikisht më ka mbështetur”.
Ai ka thënë se fatkeqësia është se kjo mbrojte publike vie si një rezultat i një presioni.
Ndërsa në fund ka pohuar se do ta bëjë një betejë në Vetëvendosje.
“Jam mese i bindur se s’ka pasur koketim në Vetëvendosje dhe unë jam luftëtar i shtigjeve të gjata dhe do bëj beteje brenda VV-së pasi nga aty e shoh atdheun tim politik të sigurt”, ka përfunduar ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...