Gjyqi për çiftin që refuzoi t’u bënte tortën çiftit gej

17:32 | 26 Qershor 2017
Arbresh.info

 

Jack Phillips ka thyer ligjin kundër diskriminimit të Kolorados kur ka refuzuar t’u bëjë tortën e martesës një çifti gej në vitin 2012, transmeton arbresh.info.

Për këtë Charlie Craig dhe David Mullins e kanë paditur për diskriminim dhe gjykata është pajtuar me ta.

Gjithsesi, tash rasti ka kaluar në gjykatën supreme.

Gjykata supreme në Arkensas ka pranuar të dëgjojë apelin e “artistit të tortave” duke thënë që nëse e detyrojnë do t’ia mohonin të drejtën e amandamentit të parë për të ndjekur religjionin që ai do./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme