“Ligji për avancimin e gjuhëve është pjesë e prioriteteve, të cilat janë pjesë përbërëse të kësaj agjende, të cilën edhe sot e diskutuam”, kështu tha kryeministri, Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në lidhje me atë se a është prioritet ligji për avancimin e gjuhës shqipe.
“Edhe sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, njëra ndër çështjet më të rëndësishme, që duam ta përmbyllim, është avancimi për përdorimin e gjuhëve, në pajtueshmëri me të gjitha procedurat do të jetë gati. Unë jam përkrahës, është hapur debat, po diskutohet dhe do të sillet. E dini se qëndrimet e tona për këtë çështje janë të qarta, gjuhët janë mjet për t’u kuptuar dhe absolutisht nuk kemi kurrfarë paragjykimi”, tha Zaev.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...