Google ADS

Vera, efektet pozitive që ka në trupin tonë

15:19 | 26 Qershor 2017
arbresh.info

Studimet tregojnë se vera ka vërtetë efekte shumë pozitive në shëndetin tonë.

Le të shohim se cilat janë disa nga këto përfitime që ne kemi nga vera.

Rrit jetëgjatësinë

Personat që konsumojnë verë kanë 34% më pak shanse për të vdekur se ata që konsumojnë birrë. Në këtë përfundim është dalë pas një studimi të kryer në Finlandë për një periudhë 29-vjeçare, ku janë përfshirë gati 25 mijë meshkuj.

Ulë rrezikun e atakut të zemrës

Personat që vuajnë nga tensioni I lartë dhe janë konsumues të verës, kanë 30% më pak shanse që të prekem nga ataku në zemër, krahasuar me ata që nuk pinë. Ky është përfundimi që ka nxjerrë studimi 16 vjeçar i Shkollës se Harvardit për Shëndetin Publik. Ai është botuar në vitin 2007 në gazetën “Annals of Internal Medicine”.

Ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

Vera e kuqe përmban elemente shumë të shëndetshëm për kujdesin ndaj zemrës, veçanërisht vera që prodhohet në Sardenjë dhe në jugperëndim të Francës.

Ulë rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2

Sipas një studimi të kryer nga Qendra Mjekësore Universitare në Amsterdam, personat që konsumojnë një sasi mesatare vere kanë 30% më pak shanse për t’u prekur nga diabeti i tipit 2, krahasuar me personat që nuk konsumojnë verë.

Ndër të tjera, ulë rrezikun e kataraktit, ulë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, ulë rrezikun e dëmtimit të trurit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme