Google ADS

Zyrtari i Vetëvendosjes: Serbia ka financuar disa hoxhallarë në Kosovë

14:12 | 26 Qershor 2017
Arbresh.info

Zyrtari i për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, ka thënë se është fakt që Serbia ka financuar dhe kontrolluar disa nga hoxhallarët në Kosovë.

Abazi e tha këtë përmes një statusi në Facebook, ku foli për komentin e anëtarit tjetër të Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, lidhur me iftarin.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Unë nuk pajtohem me komentin e Sadri Ramabajës për iftarin në Dardanë, pasi mendoj që ka qënë i nxituar, jo shpjegues dhe ka lënë shumë hapësirë për keqkuptime që mund t’i ketë bërë njerëzit të ndihen shumë të ofenduar dhe të lënduar.

Ama, ata që më pas janë sulur ta shajnë e ta ofendojnë Sadri Ramabajën me fjalët më të ndyra, dhe më tej ata që e kanë kërcënuar e kanosur drejtpërdrejtë, këta duhen ndjekur penalisht, thjeshtë në bazë ligjeve në fuqi.

Të vetëshpallesh e të ndihesh myslyman apo i krishter, apo qoftë edhe ateist, nuk të bën automatikisht njeri më të mirë për shoqërinë. Historia e kombit tonë ka parë plot të vetëshpallur myslymanë, të krishterë e ateistë që kanë punuar haptazi kundër kombit të tyre, siç ka parë edhe plot myslimanë, të krishterë e ateistë që kanë sakrifikuar gjithçka për lirinë e shqiptarëve.

Është fakt që Serbia ka financuar dhe kontrolluar disa hoxhallarë në Kosovë, dhe çdo shqiptar myslyman duhet të jetë i vetëdijshëm se ende mund të ketë hoxhallarë të tillë, por ky fakt nuk duhet të çojë në islamofobi, pasi kjo nuk do të thotë në asnjë moment se të gjithë hoxhallarët apo myslymanët janë të tillë. Kjo nuk e justifikon kurrë diskriminimin ndaj një myslimani veç për shkak të besimit fetar që ka.

Por, çdo mysliman i sinqertë e ka të qartë që brenda komunitetit islamik ka njerëz që janë të dëmshëm për vetë islamin dhe më gjerë për shoqërinë, dhe kjo vlen edhe për të gjitha komunitetet e tjera fetare ose jofetare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme