Google ADS

Hoxhaj nesër pret në takim një delegacion nga shteti Iowa i ShBA-ve

13:18 | 26 Qershor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës në largim, Enver Hoxhaj nesër do të takohet me një delegacion nga shteti i lowa i SHBA-ve.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e MPJ-së.

“Nesër (e martë), 27 qershor 2017, Ministri i Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar edhe nga disa ministra të tjerë, do të presë në takim një delegacion nga shteti Iowa i SHBA-ve, ku do të bisedohet për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme