Disa ueb-faqe qeveritare në SHBA – shumica prej tyre në Ohajo – është dashur të mbyllen, pasi janë pirateruar nga hakerët, të cilët kanë postuar mesazhe në mbështetje të grupit ekstremist “Shteti Islamik” (ISIS).
Një grup që e quan veten Team System DZ postoi një mesazh në ueb-faqen e guvernatorit të Ohajos, John Kasich, i cili thotë se presidenti Donald Trump do të mbahet përgjegjës për “çdo pikë gjaku që derdhet në vendet myslimane”.
“Unë e dua Shtetin Islamik”, u tha po ashtu në mesazh.
Mesazhi është shkruar me shkronja të bardha dhe të zeza – ngjyrat e flamurit të Shtetit Islamik.
Mesazhi ka infiltruar edhe ueb-faqe të tjera zyrtare në Ohajo, në Nju Jork dhe në Merilend.
Disa ueb-faqe vazhdojnë të jenë të mbyllura.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...