Viktimizimi është simptomë e një çrregullimi të shëndetit mendor.
Si pasojë e kësaj, jo gjithmonë mund të identifikohet nga pjesa tjetër, ky lloj “deviacioni” drejt normales, i shfaqur nga njeriu, ka dhe zanafillat e veta. Si psikologe, mbështes fort faktin se kjo është e fituar gjatë jetës që në hapat e para të fëmijërisë.
E nisin herët në fëmijëri, për të pasur diçka të kërkuar apo të dëshiruar, e marrin duke shfaqur shenja kërcënuese të të qarit, të bërtiturit, duke bërë edhe skena, të cilat tërheqin vëmendjen. Këto sjellje viktimizimi, sikur diçka e dhimbshme apo e tmerrshme po u ndodh. Kjo lloj metode sjell një model sjelljeje të brendësuar në vetvete, gjë e cila vazhdon dhe në ndërtimin e marrëdhënieve ndërpersonale në mjedisin përreth.
Viktimizimi i pandaluar në asnjë moshë çon në obsesion të vazhdueshëm, ndaj partnerit në të ardhmen, të afërmve, derisa arrin në raste ekstreme, të padurueshme nga ana e personit kujt i drejtohet përmbajtja vulnerabël. Këta janë persona tipikë “psikovampirë”, të cilët thithin gjithë energjinë e njeriut tjetër, duke i dhënë ndjenja lodhjeje mendore, shpirtërore, fizike, emocionale etj., duke e konsumuar totalisht atë. Shpërthimi në veprime dhe ndërtimin e atashimit me njëri– tjetrin ka një specifikë dinamike për të qartësuar. Në kulturën e vendit tonë, viktimizimi i hasur më shumë në gjininë femërore fillon me gjëmat mortore në malësi dhe vajet në jug. Këto sjellje, me bazë kulturën dramatizuese, kanë “brumosur” njeriun, i cili viktimizon përballë situatave, ku merr feedback-un e dëshiruar. Në një rast, në studion time të psikologjisë, klienti kishte sjellje viktimizuese pikërisht nga ky fakt. Qante shumë, fërkonte sytë në mënyrë persistente, vajtonte me fjalë për dhimbjen që ndiente… Në fund, konkluzionet ishin të tilla se gjyshja me të cilën jetonte në shtëpi e përjetonte dhimbjen dhe stresin e ngjarjeve në këtë formë. Dhe, po ashtu, prindërit zgjidhnin për t’i thënë jo kërkesave të saj. Pasojat në sjellje ishin me të qara, me të lutura, çjerrje, ku me raste mund të merrte atë çka kishte nevojë. Viktimizimi, të kërkosh vëmendjen e pamerituar, t’i marrësh gjërat me dhunë. Të stërmundosh veten, duke vendosur të tj erët në pozita jo komode për të marrë çka kanë kërkuar.
Anxhela Peza , Psikologe Klinike dhe Kwshillimi
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...