Puna dhe zbatimi i Dhomave të Specializuara nuk mund të ndikojnë politikat kosovare në Kosovë.
Gjykata Speciale e Kosovës do të funksionalizohet dhe do të kryejë detyrën e saj në Kosovë, pavarësisht zhvillimeve të jashtme.
Kështu ka thënë në një prononcim për Indeksonline, Avis Benes, zëdhënëse e dhomave të specializuara të Gjykatës Speciale.
“Në përgjithësi, Dhomat e Specializuara për Kosovë, janë të përqendruar plotësisht në zbatimin e mandatit të tij, i cili është në vazhdim e sipër, pavarësisht nga çdo zhvillim të jashtëm”, thuhet në përgjigjen e Benes.
Tani më gjithçka është gati që nga prokurorët, gjykatësit, që të nis ky process.
Mirëpo, për të marr dritën e gjelbër, fillimisht të mërkurën, Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauwr-Ford, do të shqiptojë përmbledhjen e aktvendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave miratuar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Benes tha se nëse jepet rezultati pozitiv, kjo rregullore do të hyjë në fuqi për pas shtatë ditësh.
“Kjo do të jetë koha kur dhomat e specializuara do të bëhen plotësisht funksionale” është përgjigjur Benes.
Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-UÇK-së që, siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty.
Tërë këtë process do ta udhëheqë Ekaterina Trendafilova, Kryetarja e Dhomave të Specializuara.
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...