Kanë mbetur më pak se një javë kur edhe zyrtarisht hyjmë në muajin kur pritet që Administrata Tatimore e Kosovës ta publikojë formën e re të projektit me kupona fiskal.
Përderisa ende nuk është zyrtare se si do të jetë mënyra e aplikimit të kësaj forme, ky institucion përkatës paralajmëron qytetarët se duhet të vazhdojnë të kërkojnë kuponë fiskal me qëllim që ta ndalojnë shmangien tatimore.
Në një përgjigje për Indeksonline, Administrata Tatimore e Kosovës ka treguar se gjatë periudhës së tre mujorit të parë të formës që jemi aktualisht janë dorëzuar gjithsej 345,372 qytetarë.
Ndërsa theksohet se për shkak të numrit të madh të plikove mund që të ketë edhe vonesa deri në përmbylljen e periudhës TM1/2017.
“Për çdo ndryshim të formës së rimbursimit të qytetarëve nga kuponët fiskal, qytetarët do të njoftohen me kohë përmes ueb-faqes së ATK-së dhe mediave elektronike. E rëndësishme është që të vazhdohet me marrjen e kuponit fiskal nga tatimpaguesit në momentin e furnizimit me mall apo shërbim, dhe se vetëm në këtë formë mund të parandalojmë shmangien tatimore”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.
Më tej, ATK-ja ka thënë se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur ndonjë problem I cili do të ndikonte direkt në mos-rimburësimin e mjeteve te qytetarët e Kosovës.
“Nuk ka pasur ndonjë problem që do të ndikonte direkt në mos-rimbursimin e qytetarëve, problemet e mundshme mund të jenë ato teknike, por gjithmonë brenda kornizave dhe të cilat janë të menaxhueshme. Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve që dalin nga legjislacioni tatimor duke e përfshirë edhe projektin e rimbursimit të qytetarëve nga grumbullimi dhe dorëzimi i kuponëve fiskal, qoftë me formën aktuale apo një formë e re që mund të aplikohet”, thuhet në fund të përgjigjes.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...