Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar “ashpër” sulmet terroriste që kanë ndodhur në Parachinar dhe Quetta.
Nga këto sulme në Pakistan kanë mbetur të vdekur 85 persona.
Grupi ekstremist sunit, Lashkar-e Jhangvi, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një market në qytetin e Parachinarit, vend i banuar kryesisht me popullësi shiite.
Në Quetta 13 persona, duke përfshirë edhe shtatë policë, janë vrarë ndërsa 20 persona të tjerë janë lënduar nga një sulm me makinë bombë. Dy grupe militante, një fraksion i shkëputur i talibanëve dhe Shteti Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në Quetta.
Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate ka thënë se këto sulme që me qëllim shënjestruan civilët janë ” përkujtim për kërcënimin e paraqitur nga terrorizmi në të gjithë rajonin “.
“Jemi së bashku me popullin pakistanez në luftën ndaj ekstremizmit”, është thënë ndër të tjera ne deklaratë.
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...