Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do t’i nënshtrohet masave të nxehta të ajrit me origjinë afrikane.
Të hënën do të ketë vranësira të pjesshme por të dendura të cilat vende –vende do të krijojnë kushte për reshje afatshkurta të shoqëruara me rrufe, por që temperaturat nuk do të pësojnë rënie të theksuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të vazhdojë të mbetet normale me ngritje të lehta. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s.
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...