Fillojnë incidentet me armë në dasma, policia me plan operativ

10:45 | 25 Qershor 2017
arbresh.info

Vetëm në javën e tretë të sezonit veror të këtij viti janë raportuar 3 incidente të gjuajtjes me armë në ahengje familjare.

Zyra e Policisë së Kosovës në një përgjigje për Arbresh.info ka thënë se për vitin 2017 janë shënuar tri raste të gjuajtjes me armë nëpër ahengje.

“Nga Fillimi i sezonit veror 2017 janë raportuar 3 incidente në dasma”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërsa për vitin e kaluar nga policia bëjnë të ditur se janë evidentuar 85 raste.

“Në vitin 2016 janë evidentuar 85 raste, kurse janë arrestuar 72 persona”, është shprehur policia.

Që këtë vit ky numër i incidenteve të gjuajtjes me armë të mos shtohet policia ka marrë masat paraprake.

“Është aktivizuar projekti “Festo me zemër jo me armë” dhe Plani Operativ ,”Sezoni Veror” që pos detyrave, aktiviteteve tjera që i parasheh plani, është edhe kërkesa për aktivitete të shtuara në aspektin e parandalimin të gjuajtjeve me armë në ahengje dhe dasma”, kanë treguar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme