Google ADS

Izraeli sulmon Sirinë pas incidentit me predha artilerie

02:12 | 25 Qershor 2017
Arbresh.info

Forcat ajrore të Izraelit kanë njoftuar se kanë kryer sulme brenda Sirisë në përgjigje të disa predhave artilerie që u hodhën në Golan, territor i kontestuar izraelit.

“Në përgjigje të sulmit me mbi 10 predha artilerie të nisura nga Siria, aeroplani i forcave ajrore izraelite goditi vendin se prej nga janë nisur ato”, ka njoftuar ushtria izraelite përmes Twitterit.

Predhat e artilerisë thuhet se u ulën në Golan, vend sirian i cili është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Ky është ende vend diskutabil në mes të Izraelit dhe Sirisë.

Askush nuk është raportuar i plagosur nga hedhja e këtyre predhave.

Gazeta izraelite Haaretz ka raportuar për një burim ushtarak të ketë thënë se predhat kanë ardhur si shkak i përleshjeve në luftën e vazhdueshme civile në Siri.

Ushtria izraelite paralajmëroi civilët në këtë zonë, duke u thënë atyre të shmangin zonën përgjatë kufirit të diskutueshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme