Katari tha të shtunën se lista me kërkesa e parashtruar në adresë të tij nga Arabia Saudite dhe nga aleatët e saj lidhur me bllokadën është e paarsyeshme dhe e pazbatueshme, raporton Anadolu.
Drejtori i zyrës qeveritare për komunikim, Sheikh Yusuf Bin Ahmed, tha se bllokada ka për qëllim të “kufizojë sovranitetin e Katarit dhe të përzihet në politikën e tij të jashtme”.
“Ne po bëjmë shqyrtimin e këtyre kërkesave nga respekti për sigurinë rajonale, prandaj do të ketë edhe një përgjigje zyrtare nga ministria e jonë e Jashtme”, tha ai, i cituar nga agjencia e lajmeve të Katarit QNA.
Bin Ahmed tha se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson së fundmi i ka bërë thirrje Arabisë Saudite dhe shteteve tjera të përpilojnë një listë të ankesave që ishin “të arsyeshme dhe të zbatueshme”.
“Kjo listë e përpiluar nuk kënaq kriteret”, tha Bin Ahmed.
Sipas mediave të huaja, lista me 13 kërkesa përfshin mbylljen e televizionit Al Jazeera, zbehjen e lidhjeve me Iranin dhe ekstradimin e “terroristëve”. Katër vendet kanë i kanë dhënë Dohas një afat kohor 10 ditor për të përmbushur kërkesat.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti, Bahreini dhe Jemeni, më 5 qershor njoftuan ndërprerjen e të gjitha lidhjeve diplomatike me Katarin, të cilat e akuzojnë për destabilizim të rajonit, ku mbyllën hapësirën ajrore për Katarin dhe urdhëruan diplomatët e Katarit që të largohen nga vendi brenda 48 orëve.
Autoritetet e Jordanisë gjithashtu i janë bashkuar Arabisë Saudite dhe vendeve tjera dhe njoftuan ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...