Mos zhvillimi ekonomik, mungesa e teksteve mësimore dhe mos njohja e diplomave të Universiteteve të Kosovës, po ndikon drejtpërdrejt në largimin e popullatës shqiptare nga Lugina e Preshevës.
Pasojat më të mëdha po i përjetojnë shkollat, në të cilat sivjet janë regjistruar 100 nxënës më pak se në vitin e kaluar.
Përfaqësues të arsimit në kuadër të Këshillit Kombëtarë shqiptarë, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me zvogëlimin e numrit të nxënësve nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjës, transmeton rtk.
Gjatë regjistrimit për vitin shkollorë 2017/2018, në shkollat fillore janë regjistruar 100 nxënës më pak se në vitin e kaluar.
Zejni Fejzullahu, kryetar i Komisionit për Arsim, ka ftuar përfaqësuesit politik shqiptarë që të unifikohen për tejkalimin e problemeve që me decenie po i përjetojnë shqiptarët e kësaj zone, në mënyrë që siç është shprehur të ruhet substanca kombëtare në këto treva.
Fejzullahu, ka tërhequr vërejtjen se me zvogëlimin e numrit të nxënësve do të shuhen disa paralele, ndërkohë që do të rritet numri i tepricave teknologjike e me këtë edhe numri i të papunëve.
Një intervenim i shpejt i faktorëve relevant për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe asaj politike është më se i domosdoshëm në mënyrë që shqiptarët të qëndrojnë në këto troje thonë në Këshillin Nacional.
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite