Nishani uron shqiptarët: Gëzuar Festën e Bajramit të Madh

21:57 | 24 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka uruar shqiptarët për festën e Bajramit të Madh.

Nishani tha se uron që kjo festë të shtojë begatinë në shtëpitë e shqiptarëve. “Uroj të gjithë shqiptarët për festën e Bajramit të Madh. Qoftë kjo një ditë e gëzuar për të gjithë. Ju uroj nga zemra gëzuar këtë festë të madhe. Uroj paqe e harmoni”, u shpreh ai. Kreu i Shtetit tha se uron që ky vit dhe të tjerët në vazhdim të jenë sa më të lumtura për shqiptarët, kudo ata ndodhen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme