Presidenti i Lyonit, Jean Michel Aulas ka konfirmuar se është në bisedime me Arsenalin rreth transferimit të mundshëm të Alexandre Lacazettes, por ka lënë të kuptohet se klubet ende nuk kanë rënë dakord rreth tarifës së transferimit për sulmuesin.
Reprezentuesi i Francës është gjithashtu duke u kërkuar për transferim nga Atletico Madridi pas 37 gola për Lyonin sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Lyoni ishte i pajtuar me humbjen e Lacazettes te Atletico Madridi, por gjithçka dështoi për shkak të ndalesës së klubit spanjoll në këtë merkato të transferimeve.
Aulas ka hedhur poshtë se transferimi është afër finalizimit, por ka bërë të qartë që “Topçinjtë” duhet të paguajnë çmimin e caktuar nëse dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e lojtarit.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo shkruan historinë me golin e fundit (VIDEO)
“Nuk e kam ndërmend të shes Alexandren me shpejtësi”, tha ai për ‘LEquipe’. “Ekziston gjithmonë opsioni për transferim te Atletico gjatë muajit janar të vitit 2018. Unë gjithashtu dëgjojë atë që thotë Alexandre”
“E kam parë trajnerin Arsene Wenger gjatë ndeshjes ndërmjet Francës dhe Anglisë. Isha me Gerard Houllier (këshilltarin e klubit) dhe e kuptova që ai i ka thënë Gerardit që Arsenali është i interesuar për të. Por, është ende shumë herët për të thënë që gjërat janë afër finalizimit”
“Ne nuk mund të lejojmë një lojtar të kualitetit të tillë të largohet pa nënshkruar me zëvendësuesin e tij. Të gjithë e dimë që Atletico ishte i gatshëm të paguaj 53 milionë euro plus 12 milionë euro bonuse. Kjo i bie në përgjithësi 65 milionë”
Lexo edhe: I jep fund karrierës në Real nëse largohet Cristiano Ronaldo
“Ekzekutivët e Arsenalit janë shumë mirë të informuar, ata duhet të jenë në atë rang”
Arsenalit iu refuzua verën e kaluar një ofertë për Lacazetten, por tani duket që ata duhet të paguajnë tarifën e duhur në mënyrë për të përforcuar sulmin e tyre, pasi Arsene Wenger mund të humbas këtë verë yjet si Alexis Sanchez dhe Olivier Giroud./arbresh.info
Sulmi ajror rus në ndërtesë banimi në Harkiv vret një fëmijë...
Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndërkontinentale
Droni i dytë brenda natës në shtëpi, kësaj radhe për Gresën
SHBA: Irani nuk duhet t’i përgjigjet hakmarrjes së Izr...
Qeveria shpalli 3 ditë zie, shkon në 95 numri i viktimave ng...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj