Zlatan Ibrahimovic në Real Madrid?

21:39 | 24 Qershor 2017
Arbresh Info

Zlatan Ibrahimovic raportohet se ka dështuar për të siguruar transferimin në Real Madrid.

Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Manchester United gjatë muajit të ardhshëm pasi klubi ka vendosur për të mos aktivizuar klauzolën edhe për një vit shtesë në kontratën e tij, transmeton portali arbresh.info. Suedezi që nga atëherë është duke u kërkuar për transferim në MLS, duke ndjekur yjet e tjerë si Steven Gerrard dhe David Baeckham në La Galaxy.

Lexo edhe: Cristiano Ronaldo shkruan historinë me golin e fundit (VIDEO)

Megjithatë, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që 36-vjeçari nuk dëshiron të transferohet në Amerikë duke kërkuar të vazhdoj qëndrimin në Evropë. Raporti shton gjithashtu që Ibrahimovic ishte mirënjohës ndaj agjentit të tij Mino Raiola që kishte mundësi të përgatiste transferimin në Real Madrid, por marrëveshje duket se ka dështuar.

Mësohet që Ibrahimovic shpresonte të zëvendësonte sulmuesin Alvaro Morata, i cili është raportuar se do t’i bashkohet Manchester United këtë verë.

Ish ylli i Malmos raportohet se ishte duke kërkuar një pagë rreth 165 mijë funta në javë, por Real Madridi nuk është i interesuar në transferimin e tij. Kampioni në La Liga në vend të tij ka kthyer të gjithë fokusin për të siguruar një marrëveshje me adoleshentin e Monacos, sesacionin Kylian Mbappe.

Megjithatë, Ibrahimovic ka pranuar një ofertë nga rivali i Real Madridit në La Liga – Valencia. Por, sulmuesi besohet se do të refuzoj këtë ofertë derisa vazhdon të pres që ndonjë klub i madh të kërkoj shërbimet e tij.

Lexo edhe: I jep fund karrierës në Real nëse largohet Cristiano Ronaldo

Ibrahimovic në të kaluarën ka shpenzuar dy vite në Spanjë te Barcelona, por u largua për shkak të problemeve të tij me trajnerin Pep Guardiola. Ai bëri 47 paraqitje te gjiganti katalunas duke shënuar 22 gola dhe duke krijuar 14 asistime në të gjitha kompeticionet.

Gjatë kohës së tij në Nou Camp ai ka fituar titulin në La Liga dhe dy kupa të Spanjës./arbresh.info

Të ngjashme