Gjashtë rregullat e dashurisë sipas Budës

21:31 | 24 Qershor 2017
Arbresh.info

“Nëse e doni me të vërtetë veten, nuk mund t’i lëndoni të tjerët”

Në mënyrë që të gjeni dashurinë e vërtetë, ju duhet të duani së pari veten. Sepse vetëm kur të duani veten do të gjeni reflektimin e asaj dashurie në sytë e një personi tjetër, shkruan arbresh.info.

“Paqja vjen nga brenda. Mos e kërkoni atë jashtë”.

Sipas Budës, nëse provojmë të gjejmë lumturinë nga jashtë ne përfundojmë të zhgënjyer. Kjo është sepse gjithçka jashtë është e përkohshme dhe kënaqësia që e marrim nga objektet e jashtme nuk zgjatë shumë. Në vend të kësaj, ne duhet të provojmë të gjejmë paqen dhe dashurinë që është brenda nesh në thellësitë e shpirtrave tanë.

“Duaje tërë botë sikur nëna e do fëmijën e saj të vetëm”.

Bota me të vërtetë do të ishte vend ndryshe nëse secili do të kujdesej për tërë botën sikurse për familjen e vetë.

“Cilëndo fjalë që përdorim duhet zgjedhur me kujdes, sepse njërëzit do t’i dëgjojnë dhe do të ndikohen nga ato për të mirë apo keq”.

Fjalët që thuhen nuk mund të tërhiqen. Ne duhet të përdorim fjalë me mençuri kur flasim me njerëzit që duam. Duhet shumë pak për të zemëruar, por është shumë vështirë të ndreqësh marrëdhëniet e dëmtuara.

“Urrejtja nuk ndalon përmes urrejtjes. Urrejtja pushon me dashuri. Ky është një ligj i pandryshueshëm”.

Ne duhet të mbajë të në mend kur dikush na kundërshton me fjalë të rëndë, zemërimi nuk është opsioni i vetëm që kemi. Ka një mënyrë më të mirë për gjërat se sa të reagosh dhunshëm. Zemërimi jo vetëm që shkakton dëme të pariparueshme në një marrëdhënie, por gjithashtu rritë keqkuptimin më tej, transmeton arbresh.info.

“Lumturia nuk do të vijë asnjëherë tek ata që nuk vlerësojnë atë që tashmë kanë”

Nëse dështojmë të gjejmë lumturinë nga ato që janë aty për ne dhe të tentojmë të gjejmë lumturinë në gjerat që janë përtej arritjes sonë, ka shumë pak gjasa që të kemi sukses në gjetjen e saj. Ne duhet të jemi mirënjohës ndaj njerëzve që janë me ne dhe të provojmë të gjejmë lumturinë vetëm duke qenë me ta. Në qoftë se vazhdojmë të jetojmë me pritshmëritë për të gjetur dika më mirë, rrezikojmë të humbim ata që tashmë kemi dhe do të përfundojmë të vetëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme