Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka uruar besimtarët musliman me astin e festës së Fitër Bajramit.
“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Bashkësisë Islame dhe të gjithë besimtarëve mysliman t`Ju përcjell urime të përzemërta për Festën e Fitër Bajramit. Shpresoj që gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit të jenë pranuar agjerimi, lutjet dhe sakrificat dhe kjo të shërbejë si ure lidhëse për transmetimin e vlerave njerëzore dhe morale te brezat e rinj.
Uroj që kjo ditë e bekuar e Bajramit të na gjejë të bashkuar në harmoni, paqë dhe mirëkuptim me njëri tjetrin dhe të na bëjë ta shohim botën me sytë e më të dobëtëve dhe të varfërve. Paçi gjithmonë lumturi dhe paqe në shtëpitë dhe në zemrat Tuaja. Urime dhe për shumë vjet Bajrami!”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...