Google ADS

Goli i parë i superyllit Lionel Messi në fanellën e Barcelonës (VIDEO)

19:45 | 24 Qershor 2017
Arbresh Info

Sot (e shtunë) është një ditë e veçantë për sulmuesin Lionel Messi pasi superylli feston ditëlindjen e tij të 30-të.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë, i cili ka shënuar në përgjithësi 565 gola brenda 701 ndeshjeve për klubin dhe vendin e tij, është vlerësuar si njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Cristiano Ronaldo shkruan historinë me golin e fundit (VIDEO)

Dhe, për të festuar këtë arritje madhështore për fenomenin e botës së futbollit, ne ua sjellim golin e parë të shënuar nga ai për Barcelonën.

Shikoni videon më poshtë:

Ky moment magjik ndodhi të martën më 21 korrik të vitit 2004 në miqësoren ndaj Palamos që përfundoi me rezultat 6 me 0.

Në atë kohë, Lionel Messi ishte vetëm 17 vjeçar por kjo nuk i mori aspak kohë për tu adaptuar në formacionin startues të skuadrës së parë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme