Siç është dëshmuar gjatë procesit gjyqësor, kosovari e ka abuzuar seksualisht 15 deri 18 herë vajzën e tij. Por, megjithëkëtë, Gjykata Federale me seli në Lozanë ka vendosur t`ia japë atij edhe një shans, gjegjësisht të mos e dëbojë në Kosovë. Në këtë mënyrë, ajo korrigjon vendimin që kishte marrë Zyra për Migracion e Kantonit Thurgau për dëbimin e kosovarit nga Zvicra, shkruan tagblatt.ch.
Kosovari sot 51 vjeçar kishte ardhur me të shoqen dhe të birin në vitin 1989 si refugjat në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Këtu pastaj kanë lindur edhe dy vajzat, të cilat janë tashmë të moshës madhore.
Në shkurt të vitit 2014, Gjykata e Qarkut në Münchwilen e kishte dënuar kosovarin për veprimet e shumëfishta seksuale dhe detyrimin seksual, kërcënimin e shumëfishtë dhe shkelje të detyrimit për edukim të fëmijës. Për të gjitha këto ai ishte dënuar me kusht 12 muaj burg dhe me një gjobë prej 2000 frangash.
Trupi gjykues kishte konstatuar se kosovari kishte ushtruar keqtrajtim seksual ndaj vajzës së tij të madhe në 15 deri 18 raste, duke ia prekur gjoksin dhe organet intime etj. në 7 deri 9 rastet e përmendura, vajza ishte në moshën nën 16 vjeçare. Ai e kishte kërcënuar atë shumë herë edhe me vdekje. Për pasojë, vajza edhe sot vuan nga pasojat e sulmeve dhe ka frikë nga i ati, me të cilin ka ndërprerë kontaktet plotësisht.
Mbështetur në këto të dhuna, Zyra për Migrim e Kantonit Thurgau në vitin 2015 nuk ua kishte vazhduar lejen e qëndrimit atij dhe të shoqes dhe u kishte kërkuar të braktisnin Zvicrën. Këtë qëndrim e kishte mbështetur pastaj edhe Zyra për drejtësi dhe siguri e kantonit ashtu si dhe Gjykata Administrative kantonale e Thurgaut, përcjell albinfo.ch. Por, në fund, shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, Gjykata Federale ka vendosur ndryshe, duke i dhënë kosovarit edhe një shans.
Edhe trupi gjykues nga Lozana ka konstatuar se sulmet seksuale mbi vajzën përbëjnë shkelje të rëndë të sigurisë dhe rendit publik, aq të rëndë sa për ta arsyetuar dëbimin e kosovarit. Por, për gjykatën në fjalë kishte më shumë rëndësi fakti se nga veprimet e dënueshme të tij kanë kaluar tashmë mbi 7 vite dhe prej atëherë, kosovari nuk kishte kryer ndonjë veprim të dënueshëm.
Gjykata ka vlerësuar po ashtu edhe faktin se personi kishte ardhur në Zvicër në moshën 23 vjeçare dhe këtu tashmë kishte kaluar më shumë se gjysmën e jetës. Po kështu ai prej 26 vitesh punon në komunën ku banon dhe është integruar “mrekullueshëm” profesionalisht në Zvicër.
Për shkak të moshës së ij dhe qëndrimit të gjatë në Zvicër, integrimi ekonomik tij në Kosovë do të ishte i vështirë, vlerësojnë gjyqtarët nga Lozana, transmeton albinfo.ch. Ata po ashtu konstatojnë se rreziku për përsëritje të abuzimeve (recidivizëm) është shumë i vogël. Për këtë arsye, sipas tyre mosvazhdimi i lejes së qëndrimit në Zvicër është në shpërputhje me realitetin. Por, në rast se kosovari edhe njëherë bie në kundërshtim me ligjin, ai nuk mund të llogarisë me mëshirën e shtetit ndaj tij./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...