Cristiano Ronaldo, lojtari i ndeshjes Zelandë e Re – Portugali

19:30 | 24 Qershor 2017
Arbresh Info

Përfaqësuesja e Portugalisë ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave pas fitores ndaj Zelandës së Re.

Portugalia shënoi fitore me rezultat 4 me 0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Saint Petrsburg këtë të shtunë pas golave nga Cristiano Ronaldo, Bernardo Silva, Andre Silva dhe Luis Nani, shkruan portali arbresh.info.

Lexo edhe: Cristiano Ronaldo shkruan historinë me golin e fundit (VIDEO)

Superylli Cristiano Ronaldo, i cili u tregua i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë në minutën e 33′ të ndeshjes, është emëruar lojtari i ndeshjes.

Sulmuesi 32-vjeçar shënoi golin e tij të 75-të për skuadrën kombëtare në ndeshjen kundër Zelandës së Re.

Skuadra e Fernando Santos përfundoi në krye të Grupit A e ndjekur nga Meksika, e cila mposhti Rusinë si nikoqire të këtij turneu për të vazhduar tutje në gjysmëfinale./arbresh.info

Cristiano Ronaldo, lojtari i ndeshjes Zelandë e Re - Portugali
Cristiano Ronaldo, lojtari i ndeshjes Zelandë e Re – Portugali

Të ngjashme