KEK thotë se ka kthyer në zonë të gjelbër deponinë që mbante hirin prej viteve ’60

17:59 | 24 Qershor 2017
Arbresh.info

Korporata Energjetike e Kosovës përmes një njoftimi për medie ka thënë se përkundër sfidave të prodhimit, objektiv kryesore e saj nga viti 2009 ka qenë dhe mbetet mbrojtja e mjedisit në hapësirat ku operon.

“KEK, tashmë ka hyrë në fazën e përfundimit të suksesshëm të ciklit të investimeve mjedisore e që kapin shumën prej mbi 50 milionë euro, kryesisht nga mjetet vetanake. Në këtë vazhdë, në ish-deponinë e vjetër të hirit të TC-Kosovës A, që nuk përdorët tash e disa vjet dhe që ka një hapësirë prej rreth 250 hektarësh është akumuluar hiri që nga fillimi i viteve të 60-ta. Përkundër faktit se kjo ish-deponi e hirit është e trashëguar, KEK-u në mesin e projekteve për përmirësimin e mjedisit është në finalizim të trajtimit edhe të kësaj ish-deponie”, thuhet në njoftim.

Sipas KEK deri më tani projekti për rikultivimin e kësaj deponie ka arritur të dizajnojë dhe mbulojë me djerrinë afër 243 hektarë, ndërsa, në sipërfaqen e mbetur prej 20 hektarëve është bërë dizajnimi dhe tani janë intensifikuar punimet për fazën e mbulimit me djerrinë e cila parashihet të përfundojë ne afatin optimal.

“Si rezultat përfundimtar, një kodër e hirit e cila për 50 vite ishte burim i ndotjes së vazhdueshme e cila prekte një zonë të gjerë nga Obiliqi deri në Prishtinë, është duke u ri-kultivuar dhe po shndërrohet në një zonë të gjelbër”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme