Meksika barazon rezultatin ndaj Rusisë përmes Arajuos (VIDEO)

17:36 | 24 Qershor 2017
Arbresh Info

Përfaqësuesja e Meksikës ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Rusisë.

Rusia siguroi epërsinë në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit A në minutën e 25′ të ndeshjes përmes mbrojtësit Aleksandr Samedov, por meksikanët u rikthyen në lojë pas vetëm pesë minutave, shkruan portali arbresh.info.

Mbrojtësi Nestor Araujo barazoi shifrat për 1 me 1 pas golit të realizuar me kokë në minutën 30′.

Hector Herreira ishte asitues golit të barazimit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme