Mustafa: Urimet më të përzemërta për besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit

17:29 | 24 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryeministri Isa Mustafa ka uruar festën e Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e Muajit të Ramazanit si një muaj i Shenjtë, muaj i sakrificës, dashurisë e mirësisë.

Mustafa ka thënë se festa të tilla janë të mira që të fuqizohet përkushtimi dhe vendosmëria për të ardhmen.

Ky është urimi i plotë i tij:

Urimet më të përzemërta për besimtarët myslimanë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e përfundimit të Muajit të Ramazanit dhe kremtimit të Festës së Fitër Bajramit.

Muaji i shenjtë i Ramazanit dhe përmbyllja e tij me Festën e Bajramit, forcojnë besimin dhe vlerat më të larta njerëzore të humanizmit, sakrificës, dashurisë dhe mirësisë.

Festat e tilla janë, po ashtu, një rast i mirë për njerëzit e vullnetit të mirë që të fuqizojnë përkushtimin dhe vendosmërinë për të ardhmen. Urime!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme