Yllit të Monacos, Kylian Mbappes raportohet se i është siguruar largimi i një anëtari të BBC-së nga Real Madridi për të akomoduar atë në klub.
Bazuar në gazetën franceze ‘LEquipe’, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, dhe presidenti Florentino Perez janë takuan me Mbappen dhe babain e tij personalisht dhe kanë shfrytëzuar dy argumente bindëse pse transferimi në ‘Los Blancos’ është i duhur për të, transmeton portali arbresh.info.
Njëra nga ambiciet kryesore ishte se ata do ta bëjnë atë lojtarin më të mirë në botë, ndërsa tjetra ishte garantimi i pozitës në formacionin startues te linja frontale, gjë që do të thotë që një pjesë e BBC-së do të shitet për të siguruar transferimin e adoleshentit.
Megjithatë, nuk do të jetë Karim Benzema, i cili raportohet të jetë i “paprekshëm”. Kjo e vë në rrezik sulmuesin Gareth Bale, ndonëse Cristiano Ronaldo ende nuk ka zgjedhur problemin e tij me taksa.
Arsenali raportohet të jetë gjithashtu i “çmendur” për 18-vjeçarin dhe trajneri Arsene Wenger madje ka shkuar në shtëpinë e lojtarit për të bindur atë./arbresh.info
Tensionet Izrael-Hezbollah/ Biden: Po bëjmë çdo gjë për të p...
Rama në OKB: Urdhri Bektashi, qendër tolerance
Turbulencat në ajër? 10 gjëra që duhet të dini për një udhët...
Kurti: Kosova është fener i demokracisë dhe të drejtave të n...
Milan triumfon në derbin “Della Madonnina”
Për shkak të asfaltimit, rruga Prizren-Prevallë do të mbylle...