Vrasja e 40-vjeçarit në Vlorë, dyshime se autorët kanë ngatërruar objektiv

01:52 | 24 Qershor 2017
Trina Galanxhi

40 vjeçari Fatjon Sinani, i cili mbeti viktimë e një atentati në Vlorë dyshohet se është vrarë gabimimisht nga ekzekutori.  Ky dyshim i hetuesve ka ardhur pasi kanë kanë kryer verifikime për viktimën, i cili rezulton të mos ketë patur ndonjë konflikt. 

Ndërkohë po punohet për të zbuluar shenjestrën e vertetë të atentatorëve që nga dinamika e ngjarjes duket se janë profesionistw.

40 vjeçari  nga Tropoja është ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tij  në mbrëmjen 20 qershorit në qytetin e Vlorës. Krimi u shënua rreth orës 22:10 minuta në lagjen “Partizani” pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal,  kur viktimës  i kanë trokitur në derën e banesës. Menjëherë sapo ai ka dalë është qëlluar me katër plumba, teksa mësohet se e gjithë skena është parë dhe nga bashkëshortja.

Sinani ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërkohë policia ndaloi brenda një kohe të shkurtër, Neritan Qeribani, i dyshuar si njëri prej autorëve të krimin. Familja e Sinanaj ishte transferuar prej 5 vitesh në Vlorë, ku viktima siguronte të ardhurat në punë krahu.

Po ashtu policia ka bërë të ditur se në lagjen “28 Nentori” në Vlorë pranë “Shtepise se Oficerave” është gjetur e djegur Makina, tip Benz 2500 me targa gjermane e cila dyshohet se mund te jetë përdorur nga autorët që mund të kenë lidhje me krimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme