Partia Demokratike zhvilloi mitingun e saj përmbyllës në qytetin e Tiranës. Në miting ishin të pranishëm edhe figura të PD-së, të cilët me herët kanë kritikuar kreun Lulzim Basha. Në këtë takim përmbyllës u vë re pjesëmarrja e Majlinda Bregut dhe e Eduard Selamit.
Partia Demokratike zgjodhi kryeqytetin për të mbyllur fushatës zgjedhore dhe pikërisht vendin ku qëndroi e ngritur çadra e protestës para Kryeministrisë.
Ne kemi një plan, theksoi Basha, që është i njëjti plan që kanë vendet më të zhvilluara europiane. Ata nuk janë më të mirë se ne. Ata thjesht kanë patur një fillim më të mirë. Por ne duhet ti arrijmë. Ne mund të sjellim këtu investime dhe ta vëmë Shqipërinë në punë.
“Dita e diel ndan gjithçka. Gjithcka varet nga dita e Dielë. Ju që e keni vendosur mos harroni ditën e Dielë, mbushini qendrat e votimit, merrini me vete familjarë dhe shokët tuaj. Ju që akoma nuk e keni vendosur në këto 48 orët e fundit. Dijeni mirë se ne të gjithë jemi shqiptarë, ne të gjithë jemi krenarë që jemi shqiptarë, ne duam flamurin kuq e zi ne krenohemi me Ismail Qemalin e Skënderbeun. Por të dielën nuk votohet nuk për Ismail Qemalin, të dielën nuk votohet për Skënderbeun, të dielën votohet për ekonominë tuaj, për punën dhe punësimin tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj , për dinjjitetin e prindërve dhe pensionistëve. Ndaj këto zgjedhje kanë dy zgjidhje: të qëndrojmë kështu sic jemi me një njeri që katër vite nuk mbajti asnjë premtim, sepse nuk kishte prioritet hallet problemet, dhe prioritetet e qytetarëve, të qëndrojmë kështu sic jemi, me taksa të larta, me paratë që bëhen fasada dhe palma. Asgjë nuk do të ndryshojë. Kjo është dera e republikës së vjetër. Do ta mbyllni atë derë! Dhe dera tjetër që do të hapim me votën për numrin 6, është dera e planit ekonomik, të vetmin në këto zgjedhje, me TVSH 15%, taksën e sheshtë 9%, me 1,5% të xhiros taksë biznesit të vogël dhe pullën fiskale që do të ndalojë njëherë e përgjithmonë terrorin e taksidarëve. Ne do ti japim frymëmarrje ekonomisë tonë. Vetëm taksat e ulëta sigurojnë investime, vetëm investimet sjellin ekonominë e fortë dhe vendet e punës që ju meritoni, dhe do ti keni me Republikën e Re”, tha Lulzim Basha.
Lulzim Basha e mbylli mesazhin e tij me fjalët: Nuk erdha në politikë për ambicie e protagonizëm personal, nuk erdha në politikë për pushtet e timon. Kam bërë dhe unë gabimet e mia. Por jam gati ti prij ndryshimit të të dytë të madh, pas vendosjes së pluralizimit, që është vendosja e Republikës së Re, të qytetarëve. Ndryshimi i dytë i madh, që është ekonomia e fortë, e nesërmja e sigurtë.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën