Kandidati për Kryeministër i PAN, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar formimin e shpejtë të Qeverisë së udhëhequr nga ai. Thotë se kjo Qeveri do të jetë e suksesshme dhe do të ketë mandatin 4 vjeçar.
Haradinaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka siguruar 61 vota plus për formimin e qeverisë.
Haradinaj thotë se nuk bëhet fjalë për kontrabandim të deputetëve por për vullnet të lirë të bazuar në respekt.
“Ajo që mundem me konfirmu sot është që ne votë kemi për Qeverinë, 61 + e kemi me votë të dakordume, të konfirmume me pakicat dhe deputetë të tjerë të zgjedhur’, tha Haradinaj për emisionin ‘Argument Plus’ të RTV21.
“Duhet të gjithëve me ju thanë: Bëhuni gati për një Qeveri Haradinaj. 4 vjet keni me e pasë në Kosovë. Bëhuni gati me i pranu rezultatet e kësaj Qeverie se ka me qenë e mirë për fëmijët e juj”, theksoi ai.
Ai komentoi edhe deklaratat e VV’së dhe LDK’së që kundërshtojnë koalicionin me PDK’në.
“Situata është pak më ndrysh, këto janë deklarime pas zgjedhore ende në atë frymën e zgjedhjeve. Situatat janë çdo herë e më evolutive dhe situata nuk është krejt ashtu siç po prezantohet në media. Unë në këtë rast përfaqësoj vetëveten, Aleancën, koalicionin por jam mandatar. Do të thotë e kam të drejtën me negociu dhe palët që negociojnë me mu nuk kanë nevojë me negociu me askënd tjetër për rreth meje”, tha Haradinaj.
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së